Klopp: Van Persie më mrekullon
Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Kloop ka marrë kohë për të lëvduar sulmuesin hollandez të Manchester United, Robin Van Persie, teksa shprehet i impresionuar tërësisht me punën e ish-yllit të Arsenal.

"Personalisht, kur kemi luajtur kundër Arsenalit në Londër, e pashë mirë se cfarë sulmuesi ishte Van Persie. Nuk e dija që një lojtar mund të luante në tri pozicione përgjatë 90 minutave. Kjo ishte një përvojë e madhe", tah trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Klop, pastaj, vazhdoi të përshëndesë përparimin e skuadrës së tij në vitet e fundit, teksa u shpreh i kënaqur që Borusia e Dortmundit ka qenë në gjendje për ta mbajtur ritmin dhe grupin së bashku.

"Është e pabesueshme si shkon zhvillimi në skuadrën tonë, se sa djem të mirë kemi. Ne jemi një grup i tillë të rinjsh, që kemi ruajtur nga viti në vit identitetin dhe ritmin. Kur kemi filluar të luajmë në Europë tre vjet më parë, mosha mesatare ishte 22 vjeç. Ne tashmë këtë kriter e kemi diku rreth 23,6 vjeç, që është ende i ri. Në futbollin e sotëm është e rrallë që lojtarët të rriten së bashku, kështu që të gjithë në klub janë të lumtur për zhvillimin e kësaj Borusie", përfundon trajneri karizmatik gjerman.

Borussia Dortmund do të përballet me Shakhtar Donetsk në 1/8-at e Champions League. /albeu.com/

Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-flash/klop-me-mrekullon-sulmuesi-van-persi/#ixzz2IK7Juutx
Shtuar më 18/01/2013, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori