Klopp zbulon planin për të përmbysur Atleticon
Jurgen Klopp ka folur në prag të sfidës së dytë me Atleticon.

Trajneri i Liverpool u ka kërkuar lojtarëve të tij të mbrohen si kurrë më parë për të përmbysur rezultatin.

Ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve u mbyll me fitore 1:0 për Atletico Madridin kundër Liverpoolin, që më pas pësoi disfata të pazakonta edhe kundër Watfordit dhe Chelseat.

Që nga atëherë, Sadio Mane dhe Mohamed Salah iu kthyen golave në fitoren e Premierligës kundër Bournemouthit para përballjes të së mërkurës kundër Atletico Madridit në Anfield.

Por, Kloppi e pranon se lojtarët e tij do të duhet të jenë në formën e tyre më të mirë për ta përmbysur rezultatin kundër skuadrës së Diego Simeones, e cila njihet për aftësitë për t’u mbrojtur mirë dhe të mos lejojë pranimin e golave.

"Ne duhet të jemi pothuajse të përsosur. Kështu është. Ne duhet të sulmojmë, të krijojmë raste, ne duhet të mbrohemi ashtu siç nuk jemi mbrojtur kurrë më parë në jetë dhe duhet të jemi interaktiv – kemi nevojë për tifozët në Anfield. Kjo është e vërteta", ka thënë Klopp.

"Ne e presim një paraqitje me shumë përvojë nga Atletico Madridi. Ata kanë shumë përvojë në të gjitha repartet, por ne duhet të ballafaqohemi me këtë".
Shtuar më 11/03/2020, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori