Kloppit nuk i intereson si apo ku do të merret titulli: Liverpool do të luajë kudo
Kampionati do të rikthehet më 17 qershor dhe do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Gjithsesi, ndërmjet klubeve u diskutua një propozim që ndeshjet të luhen në stadiumet neutrale, që do përzgjidheshin nga një komision, duke marrë vendet që kanë më pak të infektuar me Covid-19.

"Është bukur të mendosh për këtë, por ne nuk jemi akoma kampionë dhe këtë e dimë".

"Ne e dimë që jemi afër, por ajo nuk është aty. Kanë mbetur 27 pikë për ne dhe do të përpiqemi të arrijmë maksimumin".

"Ende nuk jemi kampionë. Ne duhet të luajmë ndeshje futbolli dhe duhet t’i fitojmë ato".

"Ekipi im është i gatshëm të luajë kudo ku i kërkohet, nuk më intereson kjo pjesë", deklaroi gjermani, i cili është vetëm dy fitore larg titullit të parë në 30 vjet për Liverpoolin.
Shtuar më 02/06/2020, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori