Klose: Lamtumirë Kombëtare!
Pëlqej
Një makineri golash ose më mirë të themi, një njeri rekordesh. Miroslav Klose, sulmuesi gjerman i Lazios ka vendosur përfundimisht t’i thotë lamtumirë kombëtares. Golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës, i cili me 16 realizime gjithsej kaloi edhe fenomenin Ronaldo, vendimin e tërheqjes ia ka komunikuar zyrtarisht Federatës Gjermane.

"Me Botërorin e fituar në Brazil u realizua një ëndërr që e kisha që fëmijë. Jam i lumtur dhe krenar që arrita të japë ndihmën time për këtë sukses të madh të futbollit gjerman. Kam përjetuar momente unike dhe të paharrueshme me kombëtaren. Jam menduar shumë gjatë javëve të fundit dhe e kuptova se nuk mund të kishte moment më të mirë për t’u tërhequr", janë fjalët e sulmuesit 36-vjeçar që përcillen nga faqja zyrtare e Federatës Gjermane.

I martuar me Silvian me origjinë shqiptare, eksperiencën me pancerat, si për koicidencë Klose e ka nisur duke debutuar e duke shënuar kundër Shqipërisë më 24 Mars 2001 në Leverkusen. Ish lojtari i Bayernit, në karrierën e tij të pasur, numëron 137 ndeshje dhe 71 gola me fanellën e Gjermanisë, si dhe 4 pjesëmarrje në Botëror dhe 4 në Europian. Një muaj më parë, Klose pohoi se përfundimisht nga futbolli do të tërhiqet vitin e ardhshëm dhe sipas të gjitha gjasave lamtumirën fushës së gjelbër do t’ia japë si lojtar i Lazios. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori