Klose thur elozhe për Levan: Është dhjetë herë më i mirë sesa unë
Miroslav Klose është një golashënues rekordthyes, mirëpo ai beson se golashënuesi ikonik i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, është dhjetë herë më i mirë sesa që ka qenë ndonjëherë gjermani në karrierën e vet.

Klose kishte lindur në Poloni, mirëpo ai e përfaqësoi Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, duke arritur t’i shënojë 71 gola në 137 paraqitje, përderisa edhe është golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Ai gjithashtu ka arritur t’i shënojë 121 gola në Bundesligë gjatë karrierës së tij me Kaiserslautern, Werder Bremenin dhe Bayern Munichun.

Këtë statistikë e ka lënë në hije Lewandowski, i cili i ka shënuar 213 gola në 297 ndeshje të zhvilluara në listën për golashënuesit më të mirë në histori.

“Robert Lewandowski luan pak ngjashëm me mua, por ai është 10 herë më i mirë sesa kam qenë unë ndonjëherë. Ai është sulmues i kompletuar, i përdor të dyja këmbët, është i fuqishëm në ajër dhe ka goditje të mrekullueshme”, ka thënë Klose.

Klose u largua nga Bayerni për t’iu bashkua Lazios në vitin 2011, tre vjet para se Lewandowski të arrinte në Allianz Arena.
Shtuar më 12/10/2019, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori