Klose var këpucët në gozhdë, ja fjalët e lamtumirës
Miroslav Klose ka vendosur që t'i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Klose ka
marrë vendimin për tu larguar përfundimisht nga fusha e blertë.

Federata e Gjermanisë ka vendosur të shpërblejë 38-vjeçarin i cili do të drejtojë një program të edukimit për të identifikuar futbollistët e rinj me potencial të luajnë për Kombëtaren gjermane.

"Kam përjetuar sukseset më të mëdha me ekipin kombëtar dhe do të jenë një kujtim i paharrueshme për mua. Kjo është arsyeja pse unë jam i lumtur të rikthehem në DFB.

Gjatë muajve të fundit, ideja për të qëndruar në fushë në një tjetër pozicion, si trajner, mori mendjen time. Unë jam mirënjohës për të Lëvin dhe Flick që janë duke më ofruar këtë mundësi", ka thënë Klose.

Shtuar më 01/11/2016, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori