Klubet angleze kanë shpenzuar 150 milionë euro për lojtarët e dëmtuar
Klubet e Premier Leagues angleze kanë shpenzuar rreth 150 milionë
euro në paga për lojtarët e lënduar këtë sezon
Kompania e sigurimeve “JLT Specialty”, që ka kryer studimin ka thënë se
klubet kanë rritur shqetësimet lidhur me lëndimet e shumta të lojtarëve.
Sipas të dhënave, vetëm në dhjetor janë lënduar më shumë se 19 futbollistë për javë, me mbrojtësit që kanë shënuar më së shumti raste lëndimesh, 164 deri tash.
Edhe pse lista e lëndimeve te
Manchester Unitedi ishte 20, për dallim prej West Hamit që pati 41, pagat e larta të klubit nga Manchesteri e bën atë “humbësin” më të madh financiar në këtë aspekt.
Studimi ka mbledhur të dhëna nga fillimi i sezonit e deri më 5 shkurt. Aty theksohet se
Manchester Unitedi pati edhe mesataren më të lartë për
lëndim, me gati 1 milion
euro për
lëndim. Bournemouthi pati mesataren më të ulët me 162 mijë eurosh për
lëndim.
Lideri i Premier Leagues,
Manchester City ka pasur vetëm 16 lëndime dhe total 442 mungesë të lojtarëve.
Dëmtimet në gju kanë qenë më të kushtueshmet për
klubet. Ato u kushtuan klubeve rreth 41 milionë
euro. Lëndimet më të shpeshta ishin ato në muskuj me 91 raste. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018,
ora 20:30