Klubet e Premier League bënë me dije qëndrimin e tyre për të përfunduar këtë sezon të kampionatit anglez dhe menjëherë pas gatishmërisë së të gjitha skuadrave për të zbritur në fushë është zbuluar plani me 7 pika përsa i përket masave të sigurisë që të bëhet i mundur fundi i këtij sezoni
1) Ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura në
stadiume neutrale që mund të garantojnë sigurinë maksimale. Kjo hipotezë përkrahet nga policia dhe kryeministri Boris Johnson.
2) Testimet. Do të kryhen teste dy herë në javë për
lojtarët, stafin teknik, arbitrat dhe pjesëmarrësit në
stadiume.
3) Pastrimi i vazhdueshëm i
dhomave të zhveshjeve dhe hapësirave të tjera.
4) Protokolli i sigurisë në
stërvitje:
Stërvitje në grupe me nga 5 futbollistë me maska të specializuara. Karantinë e detyrueshme për
lojtarët që kthehen nga jashtë vendit. Ndalim i përdorimit të tualeteve dhe
dhomave të zhveshjes.
5) Ndalohet përshtyrja si dhe nxjerrja e ujit apo substancave të tjera të lëngshme nga goja gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.
6) Ndalohen
lojtarët të kryejnë masazhe në rast se nuk autorizohen nga klubi.
7) Parkimi i makinave të lojtarëve në 3 metra distancë nga njëri-tjetri.
Shtuar më 01/05/2020,
ora 22:41