Klubet e Premier League i paguajnë testet familjarëve të futbollistë që kanë qenë të infektuar me koronavirus
Klubet e Premier League u kanë thënë lojtarëve dhe stafit që janë rikthyer të punojnë për "Projektin Rifillimi" se ata do të financojnë të gjitha testet përkatëse Covid-19 për të dashurit me të cilët kanë qenë në kontakt.

Testimi privat mund të kushtojë rreth 300 funta për person – por disa klube do të plotësojnë faturën, përcjell lajmi.net.

Klubet që kanë ofruar të paguajnë për prova të tilla, e kanë bërë këtë vetë dhe jo si pjesë e protokollit të Premierligës.

Siç qëndron, klubet po testojnë deri në 50 lojtarë dhe staf dy herë në javë.

Gjatë katër raundeve të provave, Premierliga konfirmoi 12 raste pozitive nga 3,882 teste.
Shtuar më 02/06/2020, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori