Klubet evropiane dëshirojnë talentin e Schalkes
Pëlqej
Më pak se tetë klube evropiane e dëshirojnë mesfushorin e talentuar të Schalkes, Max Meyerin.

Talenti gjerman po spikat me skuadrën e Schalkes ku është kthyer në një objektiv kryesor për shumë klube evropiane.

Në mesin e atyre që e duan mesfushorin janë edhe Barcelona, Arsenali, Chelsea.

Meyerit i skadon kontrata me klubin në fund të këtij sezoni, por Schalke pritet që shumë shpejt ta marrë një vendim për të ardhmen e 22-vjeçarit.

Mediat gjermane raportojnë se Meyer ka afat deri më 20 mars të vendosë nëse dëshiron të nënshkruajë kontratë të re apo të largohet si transfer i lirë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori