Klubet evropiane kërkojnë me çdo kusht mbrojtësin e Ajaxit
Matthijs de Ligt, është një nga lojtarët më të talentuar dhe me një cilësi të jashtëzakonshme në qëndrën e mbrojtjes.

Lojtari i Ajaxit, pret një ofertë nga Barcelona, pasi dëshira e tij është të luajë në Spanjë, krah shokut të tij të ngushtë Frenkie de Jong.

Ky i fundit u bë pjesë e Barcelonës, këtë merkato për shumën e 86 milionë eurove të përfshira dhe bonuset.

Të gjitha skuadrat e kërkojnë lojtarin, por ai pret ofertën e katalanasve për të ikur nga Ajaksi.

Pritet të shohim, nëse do ekipi blaugrana do të japë shumën e madhe që kërkon Ajaxi, që i përafron asaj të de Jong. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori