Klubet më të mëdha europiane e kërkojnë me ngulm, Frankfurt paguan vetëm 7 milion euro për të
Eintracht Frankfurt ka blerë kartonin e Luka Jovic, sulmuesi i datëlindjes 1997, protagonist i një super sezoni mes Bundesligas dhe Europa League.

Klubi gjerman ka derdhur 7 mln eurot te Benfica (shifra sipas akordit), duke blerë me titull përfundimtar serbin, ndërsa ka firmosur kontratë deri në vitin 2023.

Jovic mund të shitet që në verë (vlera e tij është rritur shumë), duke gjeneruar kështu një plusvlerë të rëndësishme për bilancet: te futbollisti, në fakt, njihet interesi i Barcelonas, klub që e ka ndjekur gjatë Europa League. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori