Çfarë do të ndodhë me Pep Guardiolën? Këtë pyetje ngre në numrin e saj të sotëm sportivja katalanase "El Mundo Deportivo", që shkruan për një të ardhme të pasigurtë të teknikut në
stolin e Barcelonës. Dy skuadrat që po kërkojnë me kulm afrimin e tij sezonin e ardhshëm janë Milan dhe Inter.
Por sot përflitet edhe për interesimin e Federatës
Angleze të Futbollit. FA kërkon që Guardiola të jetë pasardhësi i Fabio Capellos në
stolin e "Tre Luanëve" ose për Euro 2012 ose për Botërorin 2014.
Tekniku katalanas preferohet edhe nga
klubet angleze të: Chelsea, Manchester City, United dhe Liverpool.
Asgjë nuk është vendosur por duhet pritur përfundimi i sezonit për të mësuar destinacionin e ri të Pep Guardiolës. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012,
ora 10:04