Klubi gjeorgjian ushtron "presion" ndaj Kukësit
Pëlqej
Klubi gjeorgjian i Torpedo Kutais ka bërë një reagim para ndeshjes me Kukësin ku thuhet se kjo ndeshje do të mbikqyret nga përfaqësues të UEFA-s në lidhje me ndonjë parregullstësi të mundshme.,

Kjo deklaratë e Torpedo Kutais është komentuar si një presion që po i bëhet skuadrës verilindore para ndeshjes duke u kujtuar edhe mikëpritjen që u është bërë në gjeorgji.

“Ndeshja mes Kukësit dhe Torpedos do luhet në Shqipëri në prezencën e një Oficeri Sigurie të UEFA-s. Ai do të kontrollojë sigurinë dhe rregullin e ofruar nga klubi pritës, si dhe delegati i UEFA-s do të kontrollojë mikpritjen shqiptare, për të cilën duam ta falenderojmë UEFA-n. Ndërkohë, ekipi vazhdon të punojë fort për një rezultat pozitiv për tifozët” – shkruhet në deklaratën e gjeorgjianëve. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2018, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori