Klubi gjerman tallet keq me Jurgen Klopp


Liverpooli mund ta ketë arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e Naby Keitas, por klubi nga Bundesliga, RB Leipzig, e ka tallur keq gjigantin anglez për shkak se dështoi ta sjellë mesfushorin në “Anfield” para kohe gjatë afatit të janarit.

Pas largimit të Philippe Coutinhos në drejtim të Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, Jurgen Klopp bëri përpjekje ta zëvendësojë atë me Keitan, për të cilin veçse kishte arritur marrëveshje kohë më parë, transmeton Express.

Liverpooli dhe Leipzigu arritën marrëveshje që kap shumën 65 milionë euro për transferimin e Keitas në Merseyside gjatë verës së 2018-s.

Por, pasi e humbi Coutinhon, Liverpooli tentoi ta sillte para kohe Keitan në “Anfield” gjë që u kundërshtua dhe s’u lejua nga gjiganti gjerman.

Sot, kur afati kalimtar dimëror ka përfunduar, Leipzig e ka postuar një video të Keitas në Twtter me mbishkrimin: “Është 1 shkurti”. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori