Klubi i madh italian ndryshon pronar, të hënën zyrtarizimi
Fiorentina do të ketë një pronar të ri. Ekipi nga Firence luan ditën e nesërme një ndeshje të rëndësihme ndaj Xhenoas.

Presidenti aktual, Diego Della Valle ka vendosur të shesë klubin për 135 milionë euro te Roko Komiso. Ky i fundit është pronar i shërbimeve televizive, "Mediacom".

Zyrtarizimi i shitjes pritet të bëhet ditën e hënë. Komiso ka një pasuri prej 4.9 miliardë euro dhe renditet në vendin e 200-të për sa i përket njerëzve më të pasur në botë sipas "Forbes". Mediat italiane përkatësisht "Gazzeta dello Sport" bën të ditur se Della Valle në 17 vjet ka arritur të shpenzojë deri në 221 milionë euro për klubin nga Firence.
Shtuar më 25/05/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori