Klubi i njohur i Premier League hap "thesin" për Ajetin
Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po kalon një moment të mirë në Zvicër te Bazeli dhe ka rënë në fokusin e shumë ekipeve të njohura europiane.

Futbollisti shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, është gati të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Sipas zviceranes "Blick", klubi i njohur nga Premier League, West Ham ka shfaqur interes për qendërsulmuesin dhe thuhet të ketë gati 8 milionë euro për të.

Një ofertë e parezistueshme për klubin zviceran, që tashmë duket i dorëzuar.

Megjithatë, West Ham duhet të veprojë shpejt pasi vetëm për pak ditë mbyllet merkato e anglezëve dhe lëvizja duhet kryer në kohë rekord.

Kujtojmë që Albian Ajeti është vëlla me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Arlind Ajetin, por ndryshe nga vëllai i tij, ai ka zgjedhur të luajë me Zvicrën.
Shtuar më 06/08/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori