Klubi i njohur merr Pochettinon?
Kampionët e Rusisë Zenit Shën Petërburgu kanë kontaktuar trajnerin e njohur argjentinas Mauricio Poketino për të marrë drejtimin e skuadrës ruse për sezonin e ardhshëm.
poketino

Media prestigjioze “Goal.com” raporton bazuar te “Kampionat” se drejtuesit e Zenitit i janë afruar ish-trajnerit të Totenhemit për të marrë frenat e Zenitit.

Trajnerit aktual Sergej Semak i skadon kontrata pas përfundimit të këtij sezoni.

Që prej dorëheqjes nga ekipi i Totenhemit në nëntor të vitit të kaluar, Poketino është përfolur vazhdimisht si kandidat për të drejtuar Realin, Juventusin dhe Mançester Juanjtid, por asnjëherë nuk arriti të firmoste me ndonjë prej tyre.

Kujtojmë që Poketino u përfol si kandidat për të pasuar Zinedin Zidanin te Real Madridi pas humbjes me Shakhtar Donetskun 2-3.
Shtuar më 29/10/2020, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori