Klubi i Pescara miraton dizajnin e djaloshit për fanellat e tyre
Një djalë gjashtëvjecar në Itali është në festë pasi dizajni i fanellës së tij të futbollit u adoptua nga ekipi profesional Pescara.

Luigi D’Agostino i mundi fëmijët e tjerë në garë, të drejtuar nga klubi për tifozë të rinj, me qëllim lehtësimin e mërzitjes së të qenit të mbërthyer në ambiente të mbyllura gjatë bllokimit nga koronavirusi.

Motoja e konkursit ishte “Jep një goditje për Covid-19”.

Dizajni i delfinëve të këtij djaloshi do të vishet nga skuadra e Serie B në sezonin e ardhshëm.

Klubi Pescara – me emër të plotë Pescara Calcio 1936 – luajti në ligën më të lartë italiane, Serie A, për shtatë sezone në historinë e tyre.

Maskota e tyre është delfini – klubi luan në një qytet turistik në Adriatik, i famshëm për plazhet e tij.
Shtuar më 21/04/2020, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori