Klubi i Shkupit dhuron për shqiptarët paratë e mbledhura nga biletat e ndeshjes me A.Pandev
Klubi i Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë që do të mblidhen ditën e nesërme nga biletat e ndeshjes ndaj Akademisë Pandev.

Drejtuesit e klubit shkupjan kanë marrë vendimin që të ardhurat nga biletat të dhurohen për ndihmë në qytetin e Durrësit, pas tërmetit shkatërrues.

Kjo iniciativë u mor sot nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në tërmetin e mëngjesit të sotëm në Durrës në të cilin humbën jetën 18 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

NJOFTIMI I SHKUPIT


Ekipi nesër në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandevit, ndërsa për këtë takim kryesia e klubit kanë marrë vendim që paratë e tubuara nga shitja e biletave do të dorëzohen për ndihmë në qytetin e Durrësit të Shqipërisë.

Kjo iniciativë u morrë sot nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në termetin e mëngjesit të sotëm në Durrës në të cilin humbën jetën 18 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Një biletë për të shikuar ndeshjen FC Shkupi vs Akademia Pandev në stadiumin e Çairit kushton vetëm 100 denarë. Takimi nis në orën 13:00.
Shtuar më 26/11/2019, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori