Klubi i Tiranës vendos shpërblim për kualifikimin në Kupë
Pëlqej
Tirana pasi siguroi Superkupën, tashmë dëshiron ngjitjen në elitë dhe Kupën e Shqipërisë.

Duke qenë se rrugën drejt Superiores e kanë “shtruar”, tashmë do të bëjnë çmos për kalimin në gjysmëfinale, i cili do t’u jepte mundësi që të mbeteshin në garë për këtë trofe. Edhe pse këtë vit militojnë në të Parën, duan që të shkojnë në Ligën e Europës dhe shansi i vetëm është fitimi i kupës.

Ndaj, për të motivuar grupin, klubi ka vendosur që të japë shpërblim në rast se kalohet ky raund. Shuma mbetet ende “mister”, megjithatë gjasat janë që sot në analizë t’u komunikohet futbollistëve edhe shifra, e cila do t’i karikonte më shumë./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori