Klubi italian kërkon me ngulm sulmuesin e Real Madrid
"Sky Sport Italia" ka raportuar se Milan ka nisur bisedimet që të nënshkruajë sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema.

Sipas së përditshmes, ndërmjetësi Ludovic Fattizzonm dhe përfaqësuesit e Benzema-së kanë folur me trajnerin Gattuso dhe drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli gjatë të hënës, pasi Benzema miratoi një lëvizje të mundshme.

“Sky” raporton që kuqezinjtë ti ofrojë një kontratë 3-vjeçare me të drejt rinovimi me një vlerë prej 9 milionë euro në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori