Werder
Bremen po noton në ujra të turbullta në këtë sezon me
Milot Rashicën që ka humbur diçka nga repertori i tij duke mos
shfaqur formën e një viti më parë.
Megjithatë interesimi në merkato për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nuk mungon, teksa pas Liverpoolit për të ka nisur të bëjë hapa konkretë një tjetër skuadër e Premier League, pikërisht Aston Villa.
Klubi nga Birninghami pritet të humbasë shërbimet e Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë talentin e skuadrës së saj me
Milot Rashicën.
Gjithsesi për të mbrritur te Rashica, Aston Villa duhet të mposhtë konkurencën e Liverpoolit, por edhe të Borussias së Dortmundit, dy klubeve që kanë
shfaqur shumë interes për të. Werder
Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro.
Shtuar më 23/03/2020,
ora 13:56