Klubi turk thyen rekord, afron 22 lojtarë në vetëm 2 orë
Magjistarët e tregut. Kështu mund të quhet klubi turk i Elazigspor ka arritur në vetëm 2 orë të sjellë 22 lojtarë në skuadër, shkruan Albeu.com.

Që të afrosh futbollistë në merkaton e janarit është disi e vështirë të qëllosh në lojtarë të mirë përveç Elazigspor. Klubi turk ka vendosur një rekord të ri në merkaton e dimrit.

Të gjitha negociatat për secilin lojtar të sjellë në ekip u mbyllën brenda dy orëve. Një fakt që nuk lë hapësirë për imagjinatë. Nga njëzet e dy lojtarë që u bashkuan me Elazigspor, të angazhuar në ligën e dytë turke, dymbëdhjetë u blenë me para në dorë, ndërsa dhjetë të tjerë u morën në huazim.

Ndërkohë me gjithë këto blerje trajneri i Elazigspor, tani, nuk mund të ankohet për skuadën pasi ka mundësi zgjedhje. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori