Kluivert: Messi dhe Ronaldo do vazhdojnë ta fitojnë Topin e Artë
Patrick Kluivert, legjenda e Holandës dhe ish-lojtari e trajneri i Barcelonës, thotë se Salah duhet të presë edhe për disa vite, pasi sipas tij, Messi dhe Ronaldo do të vazhdojnë të jenë në krye.

Messi është më i miri në botë, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Ai dhe Cristiano Ronaldo janë shumë larg të tjerëve”, tha Kluivert.

“Ata janë 1 dhe 2, por të padiskutueshëm. Salah është lojtar i shkëlqyer, por duhet të presë. Ata do të vazhdojnë ta ndajnë Topin e Artë”, deklaroi Kluivert. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori