Knock-out si ky nuk keni parë asnjëherë (VIDEO)
Kemi parë shpesh "knock-out" spektakolar, por ajo që na vjen nga ringu i Birmingham është me të vërtetë i çmendur. Protagonist është bërë ylli i arteve marciale miks, Raymond Daniels, i cili ka mposhtur me një goditje shkatërruese kundërshtarin e tij, Wilker Barros.

39 vjeçari nxori nga repertori një goditje të fortë, teksa me këmbë e goditi në anën e majtë të fytyrës, duke e hedhur tutje. Një veprim që e trullosi Barros, por gjeti forcën për tu ngritur sërish në këmbë. Kjo, duket se e nervozoi Daniels, i cili lëshoi sërish një goditje në fytyrën e kundërshtarit për ta hedhur në tokë.

Një knock-out spektakolar, por që shpresojmë që të mos e shikojmë shpesh.
Shtuar më 23/05/2019, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori