Kobe Bryant dhe gruaja e tij nuk udhëtonin kurrë bashkë me helikopter
Kobe Bryant e përdorte helikopterin për të udhëtuar nëpër Los Angelos pasi nuk ja dilte dot në rrugë tjetër dukeqenëse trafiku ishte rënduar.

"Ai dhe Vanessa kishin bërë marrëveshje të mos udhëtonin kurrë bashkë me një helikopter", ka thënë një burim për revistën People për çiftin që u martua në vitin 2001.

Disa ekspertë sugjeruan se piloti mund të jetë hutuar shkaku i mjegullës, mirë Homendy ka thënë se ekipet hetuese do të kërkonin gjithçka për ta gjetur shkakun: nga historia e pilotit deri te motorët e helikopterit.

"Piloti u kishte kërkuar kontrolluesve të trafikut ajror t’i ofrohej ndjekje përmes ndihmës së radarit para se ta fillonte ngjitjen, mirëpo atij i ishte thënë se aeroplani ishte shumë ulët për ta marrë këtë ndihmë", ka thënë Homendy.

"Pas rreth katër minutave, piloti tregoi se ata ishin duke u ngjitur për t’iu shmangur një shtrese resh. Kur kontrolluesit e trafikut ajror e pyetën se çfarë po planifikonte të bënte, nuk morën përgjigje. Të dhënat nga aradari sugjerojnë se helikopteri u ngjit në 701 metra lartësi dhe pastaj filloi të kthehej në të majtë. Kontakti i fundit me radar ishte rreth orën 9:45".
Shtuar më 28/01/2020, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori