Kobe Bryant nderohet edhe në ceremoninë e Oscar, regjisori i njohur i gjithi lejla dhe të verdhë
Regjizori Spike Lee vendosi të shafqej në tapetin e kuq të ceremonisë Oskar me një veshje tejet të veçantë e me një domethënie speciale. Ai u shfaq në një kostum Guçi në ngjyrat lejla dhe të verdhë për të nderuar basketbollistin e njohur Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë në aksidentin e tmerrshëm së bashku me të bijën 13 vjeçare.

Lee e plotësoi kostumin me numrin e fanellës së basketbollistit.

Kostumi i regjizorit kishte të qendisur në shpinë numrin 24, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e veshjes së tij ishte në ngjyra lejla dhe të verdha, si skuadra e LA Lakers, skuadrës, ku Bryant kaloi të gjithë jetën e tij profesionale.

Në ditët pas aksidentit të basketbollistit, instagrami i Lee ishte i mbushur me postime për basketbollistin, vajzën e tij dhe 7 individët e tjerë.

Regjizori kishte pasur një lidhje të ngushtë me basketbollistin, të formuar pas xhirimit të dokumentarit mbi jetën e Kobe-t të quajtur "Kobe Doin’ Work". Ky dokumenatr, i publikuar në vitin 2009, ndjek basketbollistin gjatë një dite të plotë të jetës së tij.

Në ndarjen e çmimeve Lee e plotësoi look-un e tij me një kapele lejla, syze në po atë njgyrë dhe një palë atletesh Nike Kobe 9 Elite "Strategy", një nga shumë dizejnot e bëra gjatë bashkëpunimit afatgjatë të Bryant me firmën Nike.
Shtuar më 10/02/2020, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori