Koeman ankohet për kalendarin: Është duke i mbytur lojtarët
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është ankuar rreth kalendarit të ngjeshur të “Blaugranëve”.

Tekniku holandez nuk është i kënaqur me ndeshjet e shumta që janë të parapara të zhvillohen dhe për këtë mendon se shendeti parësor i lojtarëve është në rrezik.

Barcelona do të udhëtojë të ndeshet me Sevillan pas triumfit ndaj Granadas ne mësjavë në Copa del Rey.

"Numri i ndeshjeve që kanë ekipet e mëdha, me tre gara, së bashku me përiudhën që po jetojmë me COVID-19, gjë që e bën gjithçka më të vështirë", tha ai.

"Ne kemi nevojë për ndihmë. Shpresoj që një ditë UEFA ose La Liga do të mendojnë për numrin e ndeshjeve dhe atë që po u bëjnë lojtarëve", shtoi ai.

"Nuk është normale, shuma e ndeshjeve që duhet luajtur. Udhëtimet, orari, dhe duke luajtur Superkupë me katër ekipe", tha Koeman.

Sipas mendimit tim, është shumë. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet. Po vret lojtarët, ata nuk mund ta mbajnë këtë tempo. Ne do të kemi shumë lëndime për shkak të kësaj”, përfundoi Ronald Koeman.
Shtuar më 06/02/2021, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori