Trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman është duke shtyrë bordin që gjatë janarit të transferojë qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eric
Garcia.
Garcia ka të drejtë që në
janar të nënshkruajë kontratë paraprake me
klubin katalunas, meqenëse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2021.
Mirëpo,
Koeman e sheh Garcian si lojtari i rëndësishëm për planet e tij për këtë edicion dhe synon ta sjellë në "Camp Nou" në afatin dimëror.
Sipas ‘Sport’,
Barcelona do ofrojë 7.2 milionë euro, ofertë e cila pritet të pranohet nga "Qytetarët" sepse në qershor do e humbnin si agjent i lirë.
Nga ana tjetër,
Garcia ka konfirmuar se nuk do rinovojë me
klubin anglez, por për sa kohë të jetë në fanellën e tyre do bëjë më të mirën.
Barcelona në
janar pritet të provojë edhe transferimin e Memphis Depay nga Lyoni.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 11:34