Koeman "fiksimi" i Barcelonës, katalanasit kërkojnë ringritjen me holandezin në stol
Humbja poshtëruese që ekipi i Barcelonës mori nga skuadra e rekordmenëve gjerman Bayern Munich ka shkaktuar termet në Camp Nou.

Mbrojtësi veteran Pique ka reaguar ashpër ndaj kësaj disfate duke deklaruar se ‘është koha që të largohemi dhe për ekipin të luaj një gjak i ri’, tha ai pas ndeshjes në Ligën e Kampioneve.

Por a do të jenë kurban vetëm lojtarët?!

Sigurisht që jo, pjesë e revolucionit do të jetë edhe trajneri Setien i cili nuk bindi asnjëherë.

Zërat kanë filluar të qarkullojnë dhe emri më i lakuar është trajneri Hollandez Ronald Koeman.

Trajneri 57-vjeçar është i dëshiruar prej kohën nga Barca (kujtojmë se tekniku holandez e ka refuzuar njëherë ofertën e bërë nga bordi drejtues).

Akoma nuk ka dritë në fundin e tunelit kjo edhe për faktin që ai është trajner i ekipit Kombëtar të Holandës e cila do të jetë pjesë e kampionatit Europian që ishte programuar të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë Covid 19 është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Sido që të shkoi puna një gjë është e sigurt, që ky është treni i fundit për Koeman drejt Camp Nou.
Shtuar më 16/08/2020, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori