Koeman fiton "betejën" , ka besimin e lojtarëve
Ronald Koeman ka fituar betejën e parë dhe ndoshta më kryesoren te skuadra e Barcelonës.

Tekniku holandez, Ronald Koeman ka fituar besimin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Sipas ‘Sport’, trajneri ka bindur lojtarët, me këta të fundit që janë të kënaqur me seancat stërvitore dhe instruksionet e tij.

Kërkesat e Koeman në programin stërvitor janë të arsyetueshme gjë që i bënë lojtarët të lumtur.

Thuhet se edhe Lionel Messi tashmë ka rrëfyer ndjenjat e tij te shokët e skuadrës dhe edhe ai është i lumtur dhe gati të jap maksimumin nën urdhrat e Koeman.
Shtuar më 15/10/2020, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori