Koeman flet pas fitores ndaj Juventusit
Ronald Koeman ishte shumë i kënaqur me përgjigjen e lojtarëve të tij pas disfatës në El Clasico të shtunën e kaluar, duke mposhtur Juventusin.

“Mendoj se ne kemi qenë superior, veçanërisht me lojën tonë. Ne gjithmonë arrijmë tek njeriu i lirë, madje kemi pasur mundësi për të shënuar më shumë gola”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Ishte një fitore e shkëlqyeshme dhe unë jam shumë i lumtur, ishte loja jonë më e kompletuar deri më tani”.

Ne kemi pasur shanse shumë të qarta për të shënuar gola, por gjithashtu duhet të them në rastin e Antoine, ai ishte i pafat. Në gjuajtjen e parë në shtyllë nuk mund të kesh më shumë fat të keq”.

“Nuk është mirë të veçosh një lojtar, ekipi ka treguar shumë besim dhe shumë personalitet ndaj një ekipi të fortë nga Evropa. Është e gjithë skuadra që është spikatur në këtë lojë”, përfundoi trajneri i Barcelonës".

Koeman foli dhe me lavdata për Pedrin.

"Çfarë Pedri bën në moshën e tij është e mrekullueshme. Ai do të jetë futbollist i mrekullueshëm për Barcelonën”, tha tKoeman.

Koeman ka folur edhe për dorëheqjen e presidentit të klubit, Josep Bartomeu.

“Largimi i Bartomeut? Nuk kam koment. Çdo kush i ka mendimet e veta”, tregoi ai.

Shtuar më 28/10/2020, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori