Koeman-it i plotësohet dëshira, mbrojtësi pritet të nënshkruaj me katalanasit së shpejti
Vetëm nënshkrimi mungon, pasi Sergino Dest tashmë është një lojtar i Barcelonës.

Sipas asaj që raportohet nga Rac 1, lojtari tashmë ka përshëndetur shokët e tij të skuadrës te Ajax dhe pritet të mbërrijë në Katalonjë në orët e ardhshme.

Pritej që ku transferim të mbyllej më shpejt, por disa çështje të vogla në lidhje me kontratën bënë që të vonohej. Megjithatë tashmë gjithçka është mbyllur, me mbrojtësin e majtë që do të mbajë veshur fanellën e Barçës nga sezoni i ardhshëm.

Dest ishte një nga dëshirat e Ronald Koeman për mbrojtjen, dëshirë e cila është plotësuar nga drejtuesit e skuadrës.
Shtuar më 27/09/2020, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori