Koeman ka kërkuar Lukakun për sulmin e Barcelonës, por çfarë ndodhi?
Ronald Koeman e ka kërkuar Romero Lukakun për sulmin e Barcelonës. Por, kërkesa e tij nuk ka marrë përgjigje pozitive nga bordi i skuadrës.

Çmimi i lartë i tij dhe dyshimet në kualitetin e sulmuesit kanë bërë që bordi të bindë Koemanin të heq dorë nga belgu.

Lukaku ka qenë kërkesa e parë për të zëvëndësuar Luis Suarezin që pritet të largohet nga katalonasit.

Koeman kishte punuar me Lukakun tek Evertoni dhe ka simpati të veçantë për sulmuesin e Interit.

Vlera e lojtarit vlerësohet rreth 80 milionë euro, shumë të cilën Barcelona nuk është e gatshme ta paguaj.
Shtuar më 16/09/2020, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori