Koeman konfirmon dëshirën për të ofruar Depay, por më parë Barça duhet të bëjë këtë gjë
Trajneri i Barcelonës, Roland Koeman e ka sqaruar situatën rreth transferimit të sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay.

Në media gjithandej në Spanjë qarkulloi lajmi se Depay është afër marrëveshjes me Barcelonën, por Koeman e sqaron mirë situatën.

Edhe pse ai po e kërkon me ngulm sulmuesin holandez, Koeman thotë se Barça duhe të shesë futbollistë për ta sjell atë në "Camp Nou".

"Duhet të shesim, para se të vijë Depay", tha shkurt tekiniku holandez.
Shtuar më 16/09/2020, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori