Trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Lionel
Messi.
Argjentinasi mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i kartonit të kuq që mori kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës.
Por,
Messi është në listën e të ftuarve për ndeshjen e radhës dhe
Koeman ka thënë se sulmuesi
dëshiron të luaj çdo ndeshje.
"Është i gatshëm, me energji. Për të fituar ndeshjet ne na nevojitet
Messi në formë dhe në nivelin e tij".
"Ai
dëshiron të luaj dhe të fitojë. Është mësuar të fitojë tituj. Është fitues dhe
dëshiron të luajë çdo ndeshje. Nesër do flas me të dhe do i tregojë skuadrës", tha ai.
Me fitoren ndaj Vallocanos, Barcelona do kualifikohej në çerekfinalen e Kupës së Mbretit./
Shtuar më 26/01/2021,
ora 16:05