Koeman në ambjentet e "Camp Nou", Valverde drejt divorcit?


Ernesto Valverde e ka humbur besimin e tifozëve pas asaj përmbysje të Liverpool në "Anfield". Përmbysje që i vrau edhe më shumë zemrat e katalanasve, të pashëruara akoma nga "tragjedia" e Romës një vit më parë. Trajneri Valverde shihet si fajtori kryesor dhe kërkohet me patjetër largimi i tij.

Sot para zyrave të stadiumit "Camp Nou" është fotografuar Ronald Koeman. Trajneri aktual i Holandës ka shpenzuar dhjetë minuta në ambjentet e brendshmë të stadiumit dhe më pas ka shkuar në hotel "Sofia". Ajo që shton më shumë dyshimet është fakti që hoteli është në pronësi të zëvendës presidentit të Barcelonës, Jordi Mestre.

"Sport.es" me këtë lajm shton edhe më shumë dyshimet se Koeman do të jetë pasardhësi i Valverde. Ky i fundit mund të shkarkohet në mbyllje të sezonit, pas finales së Kupës së Mbretit. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2019, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori