Selektori i kombëtares së Holandës, Ronald
Koeman, nuk fsheh dëshirat e tij për të ardhmen.
Koeman ka treguar edhe një herë se një nga dëshirat e tij mbetet që një ditë të jetë në krye të stolit të Barcelonës.
Holandezi tash e sa kohë lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’, por një gjë e tillë nuk do të ndodh pa përfunduar
Euro 2020.
Kalimi i tij te Barca mund të jetë shtyrë si pasojë e koronavirusit, që ka shtyrë
Euro 2020, por dëshira nuk është shuar akoma. Lidhur me dëshirën e tij, trajneri ka folur përsëri së fundmi.
"Në Barcelonë kam kaluar kohën më të mirë të mundshme si futbollist dhe jam i lidhur me qytetin” ka thënë
Koeman.
"Shpresoj që një ditë ta drejtoj Barcelonën" ka shtuar holandezi për ‘Marca’.
Përkundër këtyre fjalëve,
Koeman ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Barcës më herët, por vetëm si pasojë e
Euro 2020.
Shtuar më 22/03/2020,
ora 12:08