Koeman nuk ia përton presidentit të Barçës: Deklaratat tuaja për Messin nuk na ndihmojnë
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka kritikuar një deklaratë të fundit të bërë nga presidenti aktual i klubit, Carles Tusquets.

Tusquets ditë më parë tha se do të kishte qenë më mirë financiarisht nëse Barcelona do të kishte shitur Messin verën e kaluar, kur argjentinasi kërkoi largimin.

"Ne të gjithë e dimë situatën e Leos", ka deklaruar fillimisht Koeman.

"Nëse dikush vendosë për të ardhmen e tij, është Leo. Komentet jashtë klubit për këtë situatë nuk më interesojmë, ne nuk mund t’i kontrollojmë ato".

"Por, komentet brenda klubit nuk na sjellin paqen që na nevojitet".
Shtuar më 05/12/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori