Koeman vijon me operacionin "fshesa", radha e francezit
Pas Suarezit, Vidalit dhe Semedos është radha e Jean-Claair Todibo për t’u larguar nga Barcelona. Trajneri holandez, Ronald Koeman, po bën një spastrim të përgjithshëm te katalanët dhe mbrojtësi francez është në listën e të padëshiruarve.

20-vjeçari po shikon alternativat më të mundshme dhe një prej tyre po e tundon më shumë: kalimi te Rennes. Ekipi francez do të luajë në Europë dhe i siguron vendin e titullarit të padiskutueshëm ndaj dhe është në avantazh për ta afruar, siç raportohet, në huazim me të drejtë blerjeje rreth 17 milionë euro.
Shtuar më 24/09/2020, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori