Koeman zbulon bisedën me Suarez: Nuk e largova unë
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka zbuluar bisedën që zhvilloi me Luis Suarezin para se të largohej nga “Camp Nou”.

Holandezi nuk i garantonte 32-vjeçarit vendin e titullarit pasi Barcelona ka si objektiv të investojë për të ardhmen duke i dhënë minuta futbollistëve të rinj. Në fund Koeman tregon se nuk ishte ai që e largoi Suarezin nga Barcelona, por uruguaiani mori vendimin personal.

Deklarata e Koeman ishte në kundërshtim me pretendimin e fundit të Suarez se "Barcelona e donte atë larg Lionel Messit".

"Në rastin e Suarezit, ishte bërë shumë e vështirë për të që të fillonte të luante dhe unë e njoftova për situatën e tij. Ai e kishte të vështirë, por unë kurrë nuk kisha ndonjë problem me të", tha Koemanin për NOS-in.

"Ai stërvitej normalisht, stërvitej mirë. Më në fund bëri zgjedhjen për t’u larguar dhe unë thashë: ‘Nëse nuk largohesh, për çfarëdo arsye, atëherë je vetëm një nga grupi, atëherë mund të provosh se kam gabuar’. Ai mund të kishte qëndruar", vazhdoi ai.

Koemani tha se zgjedhja e tij për të mos përfshirë Suarezin në projektin e tij për të ardhmen e Barcës ishte pjesërisht për shkak të moshës së sulmuesit uruguaian.

"Ju mund ta shihni se tani në ekip luan Ansu Fati, ai është vetëm 17 vjeç. Ne kemi Pedri, 17 vjeç, i cili i merr shanset e tij. Ronald Araujo është atje në moshën 21 vjeçe. Trincao bie shumë dhe është 20 vjeç dhe ne kemi marrë Sergino Destin, i cili është 19 vjeç. Ata janë të gjithë lojtarë për të ardhmen e Barcelonës", përfundoi Koeman.

Shtuar më 12/10/2020, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori