"Koha ime këtu mbaroi", mbrojtësi vendos të largohet nga Real Madrid
Shumë ndryshime pritet të ndodhin në mbrojtjen e Real Madrid. Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës, rinovimi nuk po vjen dhe zërat e largimit të kapitenit në fund të sezonit po shtohen nga dita në ditë.

Por jo vetëm Ramos. Një tjetër shtyllë e repartit të prapavojës është drejt largimit nga “Santiago Bernabeu”. Ai është Raphaël Varane. Mbrojtësi francez është pjesë e kampionëve të Spanjës prej vitit 2011.

Deri tani ka fituar gjithçka me Realin, teksa Sport.es raporton se 27-vjeçari, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2022, dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë. Francezi mendon se ka ardhur momenti të largohet nga Reali.

Lojtari ia ka bërë të qartë drejtuesve vendimin e tij, teksa këta të fundit janë të detyruar ta shesin në fund të këtij sezoni për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2022.
Shtuar më 23/01/2021, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori