Kobe Bryant kishte treguar para disa kohësh historinë kur
Ronaldinho e kishte prezantuar atë para yllit të Barcelonës,
Lionel Messi që atëkohë ishte vetëm 17-vjeçar.
Bryant ndërroi jetë të dielën në një aksident tragjik me helipoter në moshën 41-vjeçare së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.
Videot e ikonës së basketbollit janë duke bërë bujë tashmë, duke përfshirë një intervistë të tij ku tregon për historinë e njohjes me
Lionel Messin, transmeton zeri.info
“Do t’iu them një histori. Para shumë kohësh, Barcelona erdhi në Los Angles.
Ronaldinho, që ishte një mik i mirë, ishte duke folur me mua dhe më tha: ‘
Kobe, shiko do të të prezantoj ty me një djalë që do të bëhet më i
miri i të gjitha kohërave’”, kishte thënë
Bryant.
“Unë i thashë: ‘Ti çfarë? Ti je më i
miri’. Por, ai tha: ‘Jo, jo. Ky djalë këtu do të bëhet më i
miri’. Dhe ky djalë ishte
Lionel Messi, që ishte vetëm 17-vjeçar”, ishte shprehur ish-basketbollisti amerikan.
Shtuar më 28/01/2020,
ora 18:59