Kohë të errëta për Neymar, i konfiskohen 36 apartamente pas akuzave për përdhunim
Nuk kanë fund problemet për Neymar Junior.

Pas akuzave se kishte përdhunuar një modele braziliane dhe dëmtimit të rëndë që do e lë për disa kohë jashtë fushave të blerta, ylli i PSG-së po përballet edhe me një problem shumë të madh.

Rreth 36 prona të regjistruara me emrin e tij dhe familjes së Neymar janë konfiskuar nga gjykata braziliane.

Konfiskimi i pronave ka ardhur për shkak se besohet se Neymar ka humbur një gjyq me kompaninë IRS në vitin 2017 dhe për këtë fakt të gjitha do i kalojnë në administrim kësaj kompanie.

Pronat ndodhen në Santos, São Paulo, Guarujá, Praia Grande dhe São Vicente, aty ku Neymar kishte në pronësi të tij 2 godina luksoze, që kapnin një perimetër prej 3.000 m² dhe një vlerë prej 14 milionë eurosh.

Një tjetër pronë e mbyllur, por sipas “Folha de S. Paulo”, është një apartament në lagjen São Paulo e Vila Mariana 760 m², blerë në vitin 2015 për rreth 6.1 milionë dollarë, e cila sot është vlerësuar me rreth 15 milionë dollarë.

Tre apartamente, Neymar e kishte në zonën e Itapema, në komunën e Santa Catarina. Njëri prej tyre ka një sipërfaqe prej 470 m² dhe vlerësohet me rreth 1.4 milionë dollarë. Tjetra ka një madhësi të ngjashme, dhe u ble për 2.4 milionë.

Gazeta raporton se edhe 28 pronat e zotëruara nga lojtari në shtetin e São Paulo u bllokuan nga gjykatat. Mbetet të shihet se si do të reagojë Neymar, që duket se ka një tjetër mal mbi shpinë.
Shtuar më 17/06/2019, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori