"Kokainë, hashash dhe femra", fillimet e Michael Jordan në NBA
Aventura e Michael Jordan në NBA nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Të paktën kjo është ajo që u tregua në episodet e para të "The Last Dance", dokumentari i prodhuar nga ESPN ku zbulohet pjesa më e panjohur e atij që konsiderohet si basketbollisti më i mirë i historisë.

Jordan u bë lojtar i Chicago Bulls, një nga skuadrat më të dobëta në NBA në atë periudhë dhe me një ambient aspak të përshtatshëm për një fillestar.

Në dokumentar, kështu e kujton Jordan një moment të caktuar: "Të vjetrit bënin gjëra që unë nuk i shikoja. Kur ishim para fillimit të sezonit, në një hotel, doja të takoja shokët e ekipit. Trokisja nëpër dhoma, po nuk përgjigjej njeri. Në fund, dëgjova zhurmë nga njëra prej dhomave. Trokas dhe më pyesin se kush isha. Jam Michael, i them. U qetësuan dhe më hapën derën. Pashë viza kokaine kudo, hashash dhe femra. Ishte një cirk i vërtetë".

"U largova menjëherë, u thashë se nëse vinte dikush në dhomë, do të më fajësonte edhe mua njësoj si të tjerët. Që nga ai moment, mbeta vetëm", shton Jordan.
Shtuar më 21/04/2020, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori