"Kollitet" Barça, me fitore i përgjigjet madrilenëve (VIDEO)
Barcelona u është kundërpërgjigjur kritikëve me një fitore të lartë pasi ka mposhtur Elchen me rezultat 5 me 0 në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8-ës së Copa del Rey.

Serinë e golave e hapi braziliani Neymar. Në minutën e 34-të ai pranoi një pasim të mirë nga Suarez për të shënuar golin e parë, ndërsa pesë minuta më vonë ishte ky i fundit që pasi kaloi dy lojtarë tronditi portierin e Elches.

Në fund të pjesës së parë (45') për 3-0 realizoi askush tjetër pos Lionel Messit që luajti nga minuta e parë dhe heshti kritikët.

Edhe në pjesën e dytë “Blaugrana” vazhdoi formën e jashtëzakonshme duke shënuar dy gola tjerë.

Jordi Alba (56') shënoi për 4-0, kurse rezultatin përfundimtar 5-0 e vuri Neymar me një supergol nga 18 metra (59').

Me këtë fitore Barcelona pothuajse ka siguruar çerekfinalen e Copa del Rey. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 00:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori