Kolo Toure drejt City-t
Albeu.com
Sipas "The Daily Mail", Manchester City dhe Arsenali kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kolo Toure për shumën prej 15 milionë funtesh (17 milionë euro).‘Pasanikët’ paralajmëruan se janë në kërkim të tre lojtarëve, John Terryt (Chelsea), Kolo Toures (Arsenal) dhe Joleon Lescott (Everton).

Mirëpo pas dështimit për transferimin e Terryt, i cili vendosi të qëndrojë në Stamford Brudge, City shpejtoi të sigurojë shërbimet e Kolo Toure.

Ndërsa së shpejti pritet edhe transferimi i Lescott, derisa ekziston mundësia që edhe lojtari i West Ham United, Matthew Upson, këtë javë ta vesh fanellën e Cityt.
Shtuar më 28/07/2009, ora 17:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori