Cristiano
Ronaldo dhe
Real Madrid siç duket i kanë marrë shumë seriozisht deklaratat e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter. Numri i futbollit botëror deklaroi ditë më parë se favorizon Lionel Messin për
Topin e Artë, ndërsa Ronaldon e kishte quajtur "
komandant" në fushë dhe se merret më shumë me look-un e tij.
Ylli portugez, në ndeshjen që
Real Madrid-Sevilla, i është përgjigjur presidentit të FIFA-s, kur pas shënimit të golit, duke festuar si një "komandanti".
Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", Cristiano
Ronaldo ka vendosur që përfundimisht mos të marrë pjesë në asnjë organizim të FIFA-s, përfshirë këtu edhe ceremoninë e ndarjes së "Topit të Artë 2013". Po ashtu, thuhet se
Ronaldo do të ketë përkrahjen e plotë të
Real Madrid në çfarëdo vendimi që do të marrë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2013,
ora 15:00