Kombëtarja kuqezi fiton 3-1 miqësoren me Shafhauzen
Albeu.com
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga tekniku holandez Ari Haan fitoi 3-1 miqësoren me skuadrën zviceriane të kategorisë së dytë, Shafhauzen.Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i SV Ried në Austri, realizoi golin e parë për kombëtaren tonë, në minutën e 5-të, me të cilin u mbyll dhe pjesa e parë.

Skuadra zviceriane barazoi në minutën e 55-të, kurse në vitin e 63' ishte Erion Bogdani, i futur në pjesën e dytë, ai që riktheu avantazhin e kombëtares sonë. Ndërsa Edmond Kapllani fiksoi edhe shifrat 3-1 në minutën e 83-të.

Takimi i ardhshëm miqësor i Shqipërisë është ai kundër Polonisë, më 27 maj në Reutlingen.
Shtuar më 23/05/2008, ora 01:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori